Arkiva Mujorë: Maj 2012

Selanik/ Universiteti “Aristotelis”, shoqata “Nënë Tereza” e emigrantëve shqiptarë dhe grupimi “Polidhromos”, konferencë për gjuhën e kulturën

Postuar më

ImageRruga për në Selanik ka kohë që është një rutinë për shumë shqiptarë. Nuk është më shumë se tetë orë nga Tirana, por ndonjëherë në Kapshticë vonesat e zmadhojnë kohën e mbërritjes, aq sa shkon edhe 12 orë. “Kur kujtoj se si kam udhëtuar në vitet e para të emigracionit, nuk arrij ta besoj edhe vetë”, thotë Leta, një 60-vjeçare, që la gjithçka në Tiranë kur ishte 40 vjeç dhe nisi një punë e jetë tjetër në Selanik. Ajo fillon të flasë për krizën, për rrudhjen e mundësive dhe për fundin e hidhur të ëndrrës së emigrantëve, shumica prej të cilëve nuk do munden të rrinë gjatë në vendin fqinj. “Unë gatuaj për një pastiçeri greke dhe pronarja më fton çdo dy muaj të shkoj. Gjithë prodhimet i fut në frigorifer pastaj”, tregon gruaja, e cila udhëton rregullisht me linjën Tiranë-Selanik, të një kompanie transporti me bashkëpronësi greko-shqiptare. Kurse njëri nga shoferët tregon se autobusët e kompanisë së tyre janë të vetmit që ndalojnë në stacionin qendror të autobusëve në Selanik.

Në traun e kufirit, ende makinat me targa perëndimore kalojnë si 20 vjet më parë, drejtuesit e automjeteve mbarojnë formalitetet vetëm me një të tundur koke dhe pa dalë fare nga kabina e shoferit. Udhëtarët shqiptarë duket se janë të vetmit mbi të cilët duhen aplikuar hollësisht procedurat. Në Kapshticë “kompjuterët prishen shpesh”. Sidomos në kohë festash,

“Një herë më është dashur të rri 48 orë aty”, thotë gruaja që shkon çdo dy muaj në Selanik.

Në mesnatë, autobusi ka mbërritur në stacionin thuajse të qetë të Selanikut, me njerëz gjysmë të përgjumur, që pinë shumë duhan dhe rrinë nëpër platforma me sytë nga hyrja.

Udhëkryqe gjuhësh e kulturash

Midis ikjeve e ardhjeve, pas dy dekadave, disa shqiptarë kanë vendosur të rikthehen në atdhe. “Është mbase më e lehtë për prindërit, por jo për fëmijët”, thotë Aurela Konduri, mësuese e shqipes në Selanik. E për të mos u ndodhur krejt të papërgatitur përpara kthimeve, mekanizmat e përshtatjes kanë filluar të funksionojnë. Një konferencë e iniciuar nga Fakulteti Pedagogjik i universitetit “Aristotelis”, Selanik, në bashkëpunim me pedagogë të Departamentit të Shkencave, të Edukimit dhe të Arsimit Parashkollor, ka si partner shoqatën e emigrantëve shqiptarë, “Nënë Tereza”. Kjo është konferenca e dytë ndërkombëtare, “Udhëkryq gjuhësh & kulturash: takim greko-shqiptar”, që u mbajt më 18-19 maj 2012 në godinën e Fakultetit Pedagogjik të po këtij universiteti. Një vend të rëndësishëm në këtë konferencë pati edhe grupi “Polidhromos” për dygjuhësinë dhe multikulturalizmin në procesin mësimor dhe shoqërinë vendase.

Artemis Duri, nënkryetar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, tregon se ai dhe disa kolegë janë ftuar nga universiteti dhe shoqata e emigrantëve shqiptarë, “Nënë Tereza”. Në konferencë janë ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë sonë të Arsimit. Gjatë bisedave mësojmë se abetaret shqiptare për mësimin e fëmijëve tanë në Greqi, janë kthyer mbrapsht, sepse manifestojnë pasaktësi dhe tendenca që nuk u takojnë fëmijëve 7-vjeçarë që t’i zgjidhin dhe as të përballen me interpretime të shtetit dhe kombit, teksa në hartë shohin kufij të tjerë shtetërorë.

Artur Shkira, mësues, gazetar dhe sekretar i shoqatës së mësuesve shqiptarë, thotë se çdo kolegu që ka një klasë të shqipes i është dashur të përballet me shumë vështirësi, por nuk flitet thjesht për profesion, bëhet fjalë për një mision, që shumë prej tyre po e përmbushin vijimësisht me sukses.

Konferenca ka mbledhur së bashku pedagogë e mësues të të dy vendeve dhe në fund të ditës së dytë, nuk është realizuar vetëm qëllimi, por është arritur edhe një frymë miqësie mes kolegësh.

“Vetëm këto lloj komunikimesh i afrojnë kulturat, gjuhët dhe njerëzit dhe vetëm puna e qasja pozitive e secilit, i lehtëson ose zgjidh problemet”, thotë përkthyesi Dhori Q. Qiriazi, pedagog në Departamentin e Gjuhësisë, Fakulteti i Filologjisë në universitetin “Aristoteli” në Selanik.

Përtej dy dekadave

Në kafenetë dhe restorantet e Selanikut, fundjava ka një pamje tipike të një qyteti turistik. Nuk ke mundësi të mësosh për krizën, nëse nisesh nga klientela e kafeneve dhe tavernave, sepse jo rrallë disa prej tyre janë edhe të tejmbushura. Por kriza greke noton mbi çdo frazë, mbi çdo bisedë, mbi çdo psherëtimë, të çdo greku dhe shqiptari, që ka ndërtuar një jetë në këtë qytet.

“Kthimi mund të jetë i pashmangshëm për disa, kuptohet. Por mua më duket se fëmijët janë ata që do e vuanin më shumë përshtatjen dhe ne prandaj përqendrohemi shumë tek ata në punën tonë”, thotë Valbona Hystuna, kryetare e shoqatës së emigrantëve, “Nënë Tereza”. Ajo rrëfen histori suksesi dhe të tjera histori emigrantësh, që pas dy dekadash ndihen pjesë e të dy vendeve. Iris Hajdinaj, mësuese e shqipes po në Selanik, tregon se ajo dhe familja kanë ndërtuar një jetë në këtë vend, por gjuha amtare, shqipe mbetet një shtysë e fortë për të si nënë dhe mësuese. Edhe Anila Kila, mësuese e shqipes në Athinë, tregon se si përcillet gjuha në brezin e dytë të emigrantëve. Disa prindër nuk e shikojnë me prioritet mësimin e gjuhës shqipe, por tani është e qartë se sa e rëndësishme është njohja e saj. Kriza mbase po shërben si një katalizator për ndërgjegjen e prindërve emigrantë. Konferenca vijon dhe diskutimet për dygjuhësinë e prognozat për arsimimin e fëmijëve bilingë vendosin kufij të rinj informacioni dhe përvoje.

Por gjithsesi, vendi i origjinës, kujtimet dhe zakonet ngrenë krye, sapo një grup shqiptarësh mblidhen bashkë. Kështu ndodhi edhe në Selanik. Kuzhina shqiptare, këngët, atmosfera miqësore, u bënë shoqëruese të orëve pas diskutimeve në konferencë.

 

 

Kinemaja shqiptare në Romë

Postuar më

Image“Shqipëria në kinemanë e saj”, është titulli i aktivitetit që do të zhvillohet nga 2 deri 5 qershor në Shtëpinë e Kinemasë në Romë. Objektivi është të bëhet e njohur kultura dhe shoqëria shqiptare për publikun italian, siç shpjegon drejtoresha e shoqatës “Syri Blu”, Anna Cenerini Bova, organizatore e aktivitetit. Filmat pjesëmarrës janë “Parullat”, “Kolonel Bunker”, “Muaj mjalti”, “Tirana viti 0”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Nata pa hënë”, “Vdekja e kalit” dhe “Amnistia”, ku të pranishëm do të jenë edhe regjisorët e filmave. Në natën e çeljes do të jenë edhe personalitete të kinemasë italiane, si Giuliano Montaldo dhe Marco Bellocchio.

 

“Presidenti”, Meta: Të takohet Rama dhe Berisha

Postuar më

ImageKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LGI-së, deklaroi se, nuk duhet humbur më kohë me procesin e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama do të ishte një shtysë më tepër për të përshpejtuar procesin e kreut të ri të shtetit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë reformave të mëtejshme.

“Kam kërkuar të zhvillohen takime të niveleve të larta dhe kam apeluar për takim Rama-Berisha, në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen e të ecët në rrugë të mirë një zgjedhje dinjitoze e presidentit të ri dhe mbyllja e reformave. Një takim Berisha-Rama do të ndihmonte përshpejtimin e procesit. Nuk kemi pse të humbasim ditë e javë në një situatë pritje se çdo minutë është e çmuar, vendi ka nevojë për shumë reforma”, – u shpreh kreu i LSI-së.

Meta theksoi edhe një herë faktin se angazhimi i mazhorancës për të paraqitur një kandidaturë tepër bindëse për postin e presidentit siç është Xhezair Zaganjori nuk ishte aspak partiak dhe kishte si qëllim realizimin e një konsensusi të gjerë, për të cilin ka nevojë jeta politike në vend.
“Është për të ardhur keq kur dëgjojmë paragjykime të pamenduara mirë, në një moment kur duhet t’i shërbejmë procesit të zgjedhjes se presidentit. Duhet të hiqet psikologjia e refuzimit apo bllokimit thjesht për hir të propozimit që bën kahu tjetër politik”, – tha Meta

Me 74 vota pro miratohet propozimi i djeshëm i të djathtëve në Konferencën e Kryetarëve

Postuar më

ImageMe 74 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur datën 4 qershor, për zhvillimin e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Me votat e mazhorancës është vendosur që raundi i dytë të zhvillohet në orën 10:00 të së hënës, ashtu siç kishin kërkuar një ditë më parë shumica e anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve. Ditën e djeshme, mazhoranca kërkoi caktimin e datës 4 qershor ora 10:00 për raundin e dytë të votimit, ndërkohë që opozita kërkoi të vendosej data 5 qershor, ora 10:00, për shkak se i nevojitej më tepër kohë. Në këto kushte, Konferenca gjykoi që për mungesë konsensusi, zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave të bëhej në seancën e sotme parlamentare. Raundi i parë i votimit për kreun e ri të shtetit dështoi dhe nuk pati asnjë kandidat zyrtar për tu hedhur në votim. Kjo për shkak se emri i përzgjedhur nga mazhoranca, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, nuk gjeti konsensusin e opozitës për t’u votuar. Propozimi për Zaganjorin nuk u depozitua zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh se u përjashtua nga procesi i zgjedhjes së presidentit.

Si të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm?

Postuar më

ImagePranvera po afron e bashkë me të dhe shqetësimi ynë për të patur një trup në formë. Pikëpyetje na ngrihen në kokë. A kam një trup të rregullt? Mos ndoshta kam ca kilogram tepër? Cfarë duhet të bëj?

Një “alarm” ndizet në mendjen tonë e shpejt e shpejt e gjejmë veten duke parë në internet lloj-lloj dietash e trajtimesh. Duke lexuar nëpër libra për mënyrat e ndryshme të të ushqyerit. Po cfarë duhet të bëjmë konkretisht? Si të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm?

Anila Kalleshi është specialiste e dobësimit dhe e mënyrës së të ushqyerit. Ajo flet për gazetën “Reporteri Multimedial” se cilat janë ushqimet që nuk duhet ti mungojnë vakteve tona në këtë periudhë. Nga ana tjetër ajo vë në dukje  se stina e pranverës njihet si stina e alergjive. Zonja Kalleshi I drejtohet këtij grupi lexuesish për llojet e ushqimeve që nuk duhen konsumuar nga alergjikët.

Autorja e librit “Si te dobësohemi” u vjenë në ndihmë të gjitha femrave me këshillat e saj për të luftuar “armikun” e lëkurës së tyre, celulitin. Ndër të tjera ajo sqaron dhe për metodën e dobësimit me anë të aparaturës, Magic Line.

 Më poshtë, intervista e plotë me specialisten e ushqimit Anila Kalleshi.

 

Ardhja e pranverës sjell ne qendër shqetësimin  nje trup ne formë. Si mendoni ju, cila duhet te jetë sjellja jonë ndaj ushqimeve ne ketë periudhe dhe cfare duhet te kemi parasysh?


  Keshilla ime personale është  që të ushqeheni me ushqime natyrale e të eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Perpiquni që për asnjë lloj aresye te mos kaperceni  vaktet ditore. Nëse trupi do te jete për nje kohë  të gjatë pa ushqim, ulet sasia e  sheqerit dhe rritet dëshira për të konsumuar karbohidrate. Ushqehuni 4 herë më shumë me zarzavate e sallata sesa me  mish, vezë, djathte, peshk ose karbohidrate si oriz, bukë, patate, bishtaja. 
Çdo ditë perpiquni te konsumoni 5 porcione zarzavate të freskëta e të thata. Nje menu e shkelqyer do te ishte: mengjesi – një gotë lëngje frutash natyral dhe nje gote qumesht me 2 luge tershere, dreka -një pjatë e madhe sallate,perime te stines, dhe  për darke hani dy lloje zarzavatesh. 
Eshte e rendesishme te dini se sasia për vakte nuk duhet te kalojë sasinë që mbajnë dy duart tuaja. Mundohuni të konsumoni mish të kuq jo me shumë se tri herë në javë jo me shume se 120 gr per femra dhe 175 gr per meshkuj dhe natyrisht ti jepni perparesi  konsumimit peshkut. Provoni të hani fruta të thata, në vend të tortave apo brumerave. Në  gatime preferoni te shtoni sasine e  hudhrës e qepës. Zvogëloni  sasine e gjalpit, djathit e përdorni vajin e ullirit. Konsumoni sa me shume sallatra frutash në vend të akulloreve.

 

Pranvera njihet dhe si stina e alergjisë. Cfarë nuk duhet të konsumojnë alergjikët?

 

   Po, pranvera njihet si stina e alergjive ,ndaj për të gjithë ato që vuajnë nga sindroma e alergjive të stinës së pranverës duhet bere nje kujdes  tejet I madh .Kujdesi duhet te filloje tek ushqimet të cilat shkaktojnë teshtima, lot në sy, djegie në gjuhë etj. Kush vuan nga alergjitë e stinës  duhet te jete I kujdesshem ne moskonsumin disa tipe frutash si, peshku, domatet,lajthite. Mëngjesi është vakti me I rendesishem indites ndaj keshillohet te mos anashkalohet  për të pasur një ditë me produktive dhe aktive. Qumështi ose lëngjet e fresketa te frutave te kombinuara  me drithëra integrale  keshillohen te konsumohen ne mengjes. Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyre, pijet alkoolike.

-Soja është burim i mirë për balancim të dietës ka kualitet të lartë të proteinave e mundë të përdoret per te gjithe ato qe duan te kene forma perfekte trupore 
Uji eshte hidratuesi me I mire . Njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë. 
-Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë lëngjet. Përveç ujit, në temperaturat e verës freskues i mirë është edhe çaji i ftohtë që pengon dehidrimin dhe furnizon trupin me nutrientë të domosdoshme.

 

Cilat jane sipas jush ushqimet bio te cilat të ndihmojnë te kesh një organizëm te rregullt dhe trup ne formë?

 

    Ushqimet biologjike, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Sot per fat te keq  të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

 

 

Cfare mendimi keni per menyren se si ushqehen te rinjte sot?

   Rinia e sotme ka nje menyrë  shumë  të  keqe të të ushqyerit dhe  nje stil jetese te tmerrshëm,  mund te themi. Hot dog-ët, fast food-et, jeta sedentare pa aktivitet fizik eshte bere zakoni me I keq I rinise shqiptare.

 

 

Rreth 80% e femrave kanë celulit. Cila është keshilla juaj dhe cfare mund te bejnë ato për ta parandaluar atë?

 

   Mjekët e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë që përfshin shtresat e lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë, është pasoja më e dukshme e një shtimi vëllimi anormal të qelizave që përbëjnë indet depozituese, në prani të të cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti “lëkurë portokalli” fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore si përgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese.

Për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.
Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrëngojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekte çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga ëalking, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta.  Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve.Këpucët ideale, janë ato që janë të rehatshme për këmbët dhe me taka midis 3-5 cm. Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulë fryrjet e dukshme.

Cilat jane metodat qe perdoren per heqjen e celulitit?

 

   Ekzistojne trajtime te ndryshme anticelulit sic mund te jete  trajtimi me ultratinguj apo vakum,masazhet limfodrenues,etj.Masazhi limfodrenues favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë.

Ushqimet qe perdorim jane thelbesore ne pranine apo jo të celulitit..Ja guida qe na ndihmon ta kemi sa me larg celulitin:

 Ananasi – përmban disa përqëndrime bromelinë, një enzimë që favorizon eleminimin e disa mbetjeve ushqimore.Nëse e konsumoni pas një bifteku do të tretet më  mire.Bresaola – është një sallam i pranuar në tavolinë  sepseështë i pasur me proteina, ka pak yndyrna dhe kalori (150 kalori 100 g).Rrepa e bardhe, që ndihmon pastrimin e arterieve nga yndyrnat.  Nëse është e vogël grijeni dhe hajeni të pazier në sallatë;  nëse është e madhe ziejeni e pini edhe ujin.Filiza soje – Konsumojini të freskëta dhe të paziera. Janë një minierë e vogël me vitamina dhe kripëra minerale që ndihmojnë drenazhimin e lëngjeve.Sallata –  Kur keni nevojë të freskoheni, hani nje tas me sallatë: të krijon idenë e  ngopjes por në fakt sasia e kalorive te marra është shumë e vogel : afersisht 25 kalori për një hektogram gjethe. Për ti dhënë më tepër shije mund të hidhni rrepë, kaparinë, majdanoz ose ndonje frut si mollë ose ananas.Maja Birre – është substanca natyrale që përmban më shumë vitamina të grupit B, tërëndësishme për të rregulluar funksionin e zorrëve. Merrni 2 tableta në ditë për disa muaj.Elbi – Mund ta pini nëmëngjes, duke përgatitur zupa të shijshme ose duke zier kokrrat e tij dhe shtojani sallatës.Peshk deti – Mund tëzgjidhni ndërmjet aliçeve, sardeleve, skumbri, merlucit. Shërbejini për dietën edhe të ngrirë. Janë të pasur me jod dhe kalium, gjithashtu kundërshtojnë mbajtjen e ujit.Gjiza – Midis djathërave është ai më i lehtë. Prej dele ose lope , nuk ka rëndësi. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë. Dhe përdoreni si salcë për përgatitjen.Rrushi – Lëngu i tij  ka shumë kalori (66 kalori per 100 g). Por është edhe energjik, rimineralizues, dizintoksikues, rifreskues dhe diuretik. Një gotë në drekë është ideale.Vera – Pije alkolike, tretëse dhe e lëngshme,  lodh mëlçinë  duke penguar përjashtimin e substancave të papapranueshme. Mund të pini një gotë verë të kuqe në ditë: përmirëson qarkullimin dhe mbron venat.Kosi – Provojeni si salcë të lehtë për ti dhënë shije mishit apo sallatës. Dhe hajeni shpesh në mëngjes, sepse rinovon qarkullimin e zorrëve dhe përmireson pamjen e lekurës.Xinxërfili – Keni dëshirëpër një shije të athët ,atëherë pini një tas çaj xinxërfili, që ndihmon në mbajtjen ushqyese, ju pastron dhe dizintoksikon.

 

Njerezit perdorin lloj-lloj metodash per te renë në peshë. Cilat jane metodat qe ju këshilloni? A jane ato fikse per te gjithë, apo varet nga organizmi i gjithsecilit?

 

  Një seancë e plotë dobësimi zgjat 3 orë. Klienti kalon nga njëra aparaturë në tjetrën duke iu nënshtruar një trajtimi intensiv dhe të thellë. Eshtë një trajtim mjaft interesant dhe i këndshëm. Pas çdo seance  klienti humbet 1deri në 1.5 kg peshë. Natyrisht, kjo peshë e humbur nuk është peshë reale dhe pas 10 seancash të plota dobësimi klienti humbet 6-7 kg. Trajtimi ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Aparatura në vetvete ka të inkorporuar 4 pllaka të mëdha me infrared ,ku drita e tyre penetrojnë 6 cm nën epidermë dhe bëjnë djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim të lexuesve: rrezet e diellit ndahen në dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin – që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit-nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kanceroze dhe mund të krijojë kancere të lëkurës) si dhe Infrared-i që është kurues i mbi 1200 sëmundjeve (pjesa e dobishme e rrezeve te diellit)si cefale,tendinit,metatarse,mpiksja e gjakut,sinusiti,asma bronkiale,etj dhe ndër të tjera dhe dhjamin e celulitin.

Aparatura Magic Line  e pajisur me infrared ndihmon në:

1.Në humbjen e peshës. 2. Detoksikimi. 3. Relaksimi. 4. Dhimbjet e shpinës. 5. Uljen e presionit të gjakut. 6. Përmirëson qarkullimi

Libri juaj “Si te dobësohemi” perfshin 13 dieta ushqimore sipas grupeve të gjakut. Cfare ka tjeter për te thenë mbi këtë libër?

 

  Është nje punë shumë  vjecare e bazuar në studime shkencore dhe mjaft frytdhenës per te gjithë.

 

Cili është thelbi kryesor i tij?

  Ruajtja e një ekuilibri trupor si nga ana shëndetësore qe është primare ashtu dhe nga ana estetike për të pasur një trup të perkryer.

 

 

Irena Patriku

 

Sëmundjet alergjike, ja disa këshilla

Postuar më

ImageRinitet, Konjuktiviteti, Azma Bronkiale dhe Urtikarteriet janë disa nga llojet e sëmundjeve alergjike të stinës së pranverës. Karakteristikë dalluese e tyre është periodiciteti I manifestimit që do të thotë se prek të njëjtin person, në të njëjtën periudhë të vitit.  Alergologe,  Mirela Hitaj sqaron për “Reporterin Multimedial” se shkaktarët kryesorë  të alergjive të stinës janë polenet.

“ Polenet si shkaktarët kryesorë të alergjive janë barërat, drurët, shkurret. Sezoni polemik ndahet në tre periudha I hershëm, I madh dhe I vonshëm”- pohon Hitaj.

Stina e pranverës quhet  ndryshe dhe sezoni polemik I madh. Ai përfshin muajt maj-korrik dhe polenet e drurëve janë përgjegjësit kryesorë për ‘acarimin” e alergjisë.  Në këtë përiudhë nëse alergjikët, por jo vetëm edhe ata të cilat kanë siptoma të tilla si: kruajtje të syve, lotim, bllokim të frymëmarrjes duhet të drejtohen menjëhërë te mjeku. Sipas Hitaj alergjitë nuk mund të kurohen në kushte shtëpie.

“Alergjikët duhet të drejtohen te mjeku. Nuk mund të kurohen në kushte shtëpie. Në këto muaj të pranverës ndodh që tek I njëjti person në të njëjtën periudhë tu përsëritet e njëjta alergji. Vizita te mjeku është gjeja më e domosdoshme që duhet të bëjmë”-  sqaron alergologia.

Por polenet nuk janë të vetmit shkaktarë për alergjitë e stinës. Për këtë lloj kategorie të sëmurësh ndikojnë negativisht në përkeqësimin e gjendjes së tyre tre lloje ndotësish. Ndotja urbane, sidomos nga tymi I makinave. Ndotja atmosferike dhe dy shkaktarët kryesorë janë acidi nitrik dhe dioksidi I karbonit po ashtu edhe ndotja e ajrit.

“Këta  lloj ndotësish  janë më të shpeshtë në zonat urbane. Do të thotë që banorët të cilët jetojnë në të tilla hapësira jnë më të rrezikuar”- tha Hitaj.

 Nga referencat e spitalit ‘Irranjan” në Tiranë alergjitë shkaktojnë sëmunshmëri të lartë dhe kostoja e mjekimit është e madhe. Duke iu referuar statistikave Hitaj vë në dukje se mosha që I “vuan”  më shumë alergjitë filon nga 5 deri në  40 vjec. Ndërsa në përqindje ajo përkthehet në 10 deri 40 për qind e popullsisë.

Për të gjithë alergjikët e stinës alergologe Mirela Hitaj thekson katër këshilla të domosdoshme për tu zbatuar.

  • Të mos dalin në ambjentet e gjelbëruara.
  • Të mos udhëtojnë me xhama hapur.
  • Të evitojnë daljen në periudhën e drekës, kur I nxehti është më I madh dhe frynë erë.
  • Të mbajnë dritaret mbyllur me qëllim pengesën e hyrjes së pluhrave.

Më poshtë, siptomat e katër llojeve të sëmundjeve alergjike pranverore.

  • Konjuktiviteti:  kruajtje e syve,lotim, skuqje.
  • Rinitet:  të tështitura, rrjedhje të hundëve, bllokim të hundëve, kruajtje të hundës.
  • Azëm Bronkiale:  kollë, marrje fryme, dhimbje gjoksi.
  • Urti Karie:  skuqje e lëkurës, kruajtje e lëkurës.

                             

     Irena Patriku