Prurje RSS

Si të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm?

Postuar më

ImagePranvera po afron e bashkë me të dhe shqetësimi ynë për të patur një trup në formë. Pikëpyetje na ngrihen në kokë. A kam një trup të rregullt? Mos ndoshta kam ca kilogram tepër? Cfarë duhet të bëj?

Një “alarm” ndizet në mendjen tonë e shpejt e shpejt e gjejmë veten duke parë në internet lloj-lloj dietash e trajtimesh. Duke lexuar nëpër libra për mënyrat e ndryshme të të ushqyerit. Po cfarë duhet të bëjmë konkretisht? Si të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm?

Anila Kalleshi është specialiste e dobësimit dhe e mënyrës së të ushqyerit. Ajo flet për gazetën “Reporteri Multimedial” se cilat janë ushqimet që nuk duhet ti mungojnë vakteve tona në këtë periudhë. Nga ana tjetër ajo vë në dukje  se stina e pranverës njihet si stina e alergjive. Zonja Kalleshi I drejtohet këtij grupi lexuesish për llojet e ushqimeve që nuk duhen konsumuar nga alergjikët.

Autorja e librit “Si te dobësohemi” u vjenë në ndihmë të gjitha femrave me këshillat e saj për të luftuar “armikun” e lëkurës së tyre, celulitin. Ndër të tjera ajo sqaron dhe për metodën e dobësimit me anë të aparaturës, Magic Line.

 Më poshtë, intervista e plotë me specialisten e ushqimit Anila Kalleshi.

 

Ardhja e pranverës sjell ne qendër shqetësimin  nje trup ne formë. Si mendoni ju, cila duhet te jetë sjellja jonë ndaj ushqimeve ne ketë periudhe dhe cfare duhet te kemi parasysh?


  Keshilla ime personale është  që të ushqeheni me ushqime natyrale e të eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Perpiquni që për asnjë lloj aresye te mos kaperceni  vaktet ditore. Nëse trupi do te jete për nje kohë  të gjatë pa ushqim, ulet sasia e  sheqerit dhe rritet dëshira për të konsumuar karbohidrate. Ushqehuni 4 herë më shumë me zarzavate e sallata sesa me  mish, vezë, djathte, peshk ose karbohidrate si oriz, bukë, patate, bishtaja. 
Çdo ditë perpiquni te konsumoni 5 porcione zarzavate të freskëta e të thata. Nje menu e shkelqyer do te ishte: mengjesi – një gotë lëngje frutash natyral dhe nje gote qumesht me 2 luge tershere, dreka -një pjatë e madhe sallate,perime te stines, dhe  për darke hani dy lloje zarzavatesh. 
Eshte e rendesishme te dini se sasia për vakte nuk duhet te kalojë sasinë që mbajnë dy duart tuaja. Mundohuni të konsumoni mish të kuq jo me shumë se tri herë në javë jo me shume se 120 gr per femra dhe 175 gr per meshkuj dhe natyrisht ti jepni perparesi  konsumimit peshkut. Provoni të hani fruta të thata, në vend të tortave apo brumerave. Në  gatime preferoni te shtoni sasine e  hudhrës e qepës. Zvogëloni  sasine e gjalpit, djathit e përdorni vajin e ullirit. Konsumoni sa me shume sallatra frutash në vend të akulloreve.

 

Pranvera njihet dhe si stina e alergjisë. Cfarë nuk duhet të konsumojnë alergjikët?

 

   Po, pranvera njihet si stina e alergjive ,ndaj për të gjithë ato që vuajnë nga sindroma e alergjive të stinës së pranverës duhet bere nje kujdes  tejet I madh .Kujdesi duhet te filloje tek ushqimet të cilat shkaktojnë teshtima, lot në sy, djegie në gjuhë etj. Kush vuan nga alergjitë e stinës  duhet te jete I kujdesshem ne moskonsumin disa tipe frutash si, peshku, domatet,lajthite. Mëngjesi është vakti me I rendesishem indites ndaj keshillohet te mos anashkalohet  për të pasur një ditë me produktive dhe aktive. Qumështi ose lëngjet e fresketa te frutave te kombinuara  me drithëra integrale  keshillohen te konsumohen ne mengjes. Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyre, pijet alkoolike.

-Soja është burim i mirë për balancim të dietës ka kualitet të lartë të proteinave e mundë të përdoret per te gjithe ato qe duan te kene forma perfekte trupore 
Uji eshte hidratuesi me I mire . Njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë. 
-Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë lëngjet. Përveç ujit, në temperaturat e verës freskues i mirë është edhe çaji i ftohtë që pengon dehidrimin dhe furnizon trupin me nutrientë të domosdoshme.

 

Cilat jane sipas jush ushqimet bio te cilat të ndihmojnë te kesh një organizëm te rregullt dhe trup ne formë?

 

    Ushqimet biologjike, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Sot per fat te keq  të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

 

 

Cfare mendimi keni per menyren se si ushqehen te rinjte sot?

   Rinia e sotme ka nje menyrë  shumë  të  keqe të të ushqyerit dhe  nje stil jetese te tmerrshëm,  mund te themi. Hot dog-ët, fast food-et, jeta sedentare pa aktivitet fizik eshte bere zakoni me I keq I rinise shqiptare.

 

 

Rreth 80% e femrave kanë celulit. Cila është keshilla juaj dhe cfare mund te bejnë ato për ta parandaluar atë?

 

   Mjekët e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë që përfshin shtresat e lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë, është pasoja më e dukshme e një shtimi vëllimi anormal të qelizave që përbëjnë indet depozituese, në prani të të cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti “lëkurë portokalli” fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore si përgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese.

Për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.
Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrëngojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekte çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga ëalking, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta.  Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve.Këpucët ideale, janë ato që janë të rehatshme për këmbët dhe me taka midis 3-5 cm. Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulë fryrjet e dukshme.

Cilat jane metodat qe perdoren per heqjen e celulitit?

 

   Ekzistojne trajtime te ndryshme anticelulit sic mund te jete  trajtimi me ultratinguj apo vakum,masazhet limfodrenues,etj.Masazhi limfodrenues favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë.

Ushqimet qe perdorim jane thelbesore ne pranine apo jo të celulitit..Ja guida qe na ndihmon ta kemi sa me larg celulitin:

 Ananasi - përmban disa përqëndrime bromelinë, një enzimë që favorizon eleminimin e disa mbetjeve ushqimore.Nëse e konsumoni pas një bifteku do të tretet më  mire.Bresaola - është një sallam i pranuar në tavolinë  sepseështë i pasur me proteina, ka pak yndyrna dhe kalori (150 kalori 100 g).Rrepa e bardhe, që ndihmon pastrimin e arterieve nga yndyrnat.  Nëse është e vogël grijeni dhe hajeni të pazier në sallatë;  nëse është e madhe ziejeni e pini edhe ujin.Filiza soje - Konsumojini të freskëta dhe të paziera. Janë një minierë e vogël me vitamina dhe kripëra minerale që ndihmojnë drenazhimin e lëngjeve.Sallata -  Kur keni nevojë të freskoheni, hani nje tas me sallatë: të krijon idenë e  ngopjes por në fakt sasia e kalorive te marra është shumë e vogel : afersisht 25 kalori për një hektogram gjethe. Për ti dhënë më tepër shije mund të hidhni rrepë, kaparinë, majdanoz ose ndonje frut si mollë ose ananas.Maja Birre - është substanca natyrale që përmban më shumë vitamina të grupit B, tërëndësishme për të rregulluar funksionin e zorrëve. Merrni 2 tableta në ditë për disa muaj.Elbi - Mund ta pini nëmëngjes, duke përgatitur zupa të shijshme ose duke zier kokrrat e tij dhe shtojani sallatës.Peshk deti - Mund tëzgjidhni ndërmjet aliçeve, sardeleve, skumbri, merlucit. Shërbejini për dietën edhe të ngrirë. Janë të pasur me jod dhe kalium, gjithashtu kundërshtojnë mbajtjen e ujit.Gjiza - Midis djathërave është ai më i lehtë. Prej dele ose lope , nuk ka rëndësi. Zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë. Dhe përdoreni si salcë për përgatitjen.Rrushi – Lëngu i tij  ka shumë kalori (66 kalori per 100 g). Por është edhe energjik, rimineralizues, dizintoksikues, rifreskues dhe diuretik. Një gotë në drekë është ideale.Vera - Pije alkolike, tretëse dhe e lëngshme,  lodh mëlçinë  duke penguar përjashtimin e substancave të papapranueshme. Mund të pini një gotë verë të kuqe në ditë: përmirëson qarkullimin dhe mbron venat.Kosi - Provojeni si salcë të lehtë për ti dhënë shije mishit apo sallatës. Dhe hajeni shpesh në mëngjes, sepse rinovon qarkullimin e zorrëve dhe përmireson pamjen e lekurës.Xinxërfili - Keni dëshirëpër një shije të athët ,atëherë pini një tas çaj xinxërfili, që ndihmon në mbajtjen ushqyese, ju pastron dhe dizintoksikon.

 

Njerezit perdorin lloj-lloj metodash per te renë në peshë. Cilat jane metodat qe ju këshilloni? A jane ato fikse per te gjithë, apo varet nga organizmi i gjithsecilit?

 

  Një seancë e plotë dobësimi zgjat 3 orë. Klienti kalon nga njëra aparaturë në tjetrën duke iu nënshtruar një trajtimi intensiv dhe të thellë. Eshtë një trajtim mjaft interesant dhe i këndshëm. Pas çdo seance  klienti humbet 1deri në 1.5 kg peshë. Natyrisht, kjo peshë e humbur nuk është peshë reale dhe pas 10 seancash të plota dobësimi klienti humbet 6-7 kg. Trajtimi ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Aparatura në vetvete ka të inkorporuar 4 pllaka të mëdha me infrared ,ku drita e tyre penetrojnë 6 cm nën epidermë dhe bëjnë djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim të lexuesve: rrezet e diellit ndahen në dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin – që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit-nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kanceroze dhe mund të krijojë kancere të lëkurës) si dhe Infrared-i që është kurues i mbi 1200 sëmundjeve (pjesa e dobishme e rrezeve te diellit)si cefale,tendinit,metatarse,mpiksja e gjakut,sinusiti,asma bronkiale,etj dhe ndër të tjera dhe dhjamin e celulitin.

Aparatura Magic Line  e pajisur me infrared ndihmon në:

1.Në humbjen e peshës. 2. Detoksikimi. 3. Relaksimi. 4. Dhimbjet e shpinës. 5. Uljen e presionit të gjakut. 6. Përmirëson qarkullimi

Libri juaj “Si te dobësohemi” perfshin 13 dieta ushqimore sipas grupeve të gjakut. Cfare ka tjeter për te thenë mbi këtë libër?

 

  Është nje punë shumë  vjecare e bazuar në studime shkencore dhe mjaft frytdhenës per te gjithë.

 

Cili është thelbi kryesor i tij?

  Ruajtja e një ekuilibri trupor si nga ana shëndetësore qe është primare ashtu dhe nga ana estetike për të pasur një trup të perkryer.

 

 

Irena Patriku

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: